Topalli: Asnje nuk do pengoje integrimin ne BE
Topalli
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i beri serish dje te qarte opozites se asnje individ, pakice apo ndonje perpjekje antishqiptare, nuk do te mund te bllokoje rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian. Ne mbyllje te vizites se saj ne Qipro, e pranishme ne konferencen e kryetareve te parlamenteve te Vendeve anetare te Keshillit te Evropes, Kryetarja Topalli, zhvilloi takime me kryetaren e parlamentit te Estonise, Ene Ergnan, nenkryetarin e Parlamentit te Hollandes Harm Evert Eaalkens, te Lituanise, Ceslovas Jursenas, te Finlandes dhe me personalitete te tjere te pranishem. Gjate te gjithe ketyre takimeve Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kerkoi mbeshtetjen e vendeve te tyre per te realizuar levizjen e lire te shqiptareve. Po ashtu ajo i njohu me punen e madhe qe shqiptaret dhe qeveria kane bere duke permbushur cdo detyrim te pales shqiptare. Sipas saj, Shqiperia ka bere reforma te medha dhe vuri theksin ne menyre te vecante tek zhvillimi i zgjedhjeve te fundit te 28 qershorit 2009. "Keto zgjedhje u vleresuan nga 518 vezhgues nderkombetare dhe ODIHR si zgjedhje te lira dhe te ndershme, si zgjedhje qe arriten standardet. E vecanta tyre ishte fotografimi, filmimi dhe transmetimi on line i cdo vote gjate procesit te numerimit", tha Topalli. Nenkryetari i parlamentit te Hollandes e vleresoi kete proces transparence ne numerim si mahnites dhe shume modern. Ne kuadrin e diplomacise parlamentare ajo shfrytezoi kete konference te Keshillit te Evropes per te lobuar me te gjithe kryetaret e parlamenteve te 27 vendeve anetare topalli 13te BE per anetaresimin e Shqiperise ne BE. "96 % e shqiptareve e aspirojne kete anetaresim ne BE. Asnje individ, asnje pakice, asnje perpjekje antishqiptare nuk mund te bllokojne kete proces te kesaj endrre te madhe qe eshte me afer se kurre drejt permbushjes, tha Jozefina Topalli.