E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cfare propozoi Edi Rama, per hapjen e kutive te votimit

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, u shpreh disa dite me pare se do te ishte i gatshem ne cdo kohe, qe te pranonte si nje zgjidhje te ngercit politik, hapjen e kutive te materialeve zgjedhore te votimit, gjate hetimit te Komisionit Hetimor Parlamentar. Me pas, sipas Rames, ne rast te ceshtjeve te vecanta per hapjen e mundshme te kutive te votimit, atehere t'i kerkohet mendim Komisionit te Venecias, per dhenien e nje zgjidhje mbi kete ceshtje. Si nje institucion i pavarur, qe mund te jepte nje mendim te paanshem dhe te pranueshem. Vetem me kete menyre, Partia Socialiste dhe e gjithe opozita, do te hiqnin dore nga bojkoti i Kuvendit por edhe nga greva e urise e cila hyri sot ne diten e 17 te saj, vetem pak metra larg kryeministrise. Ne te kundert, kreu i opozites paralajmeroi vijueshmerine e protestave te opozites si dhe te greves se urise, si e vetmja mundesi per transparencen e plote te zgjedhjeve, pavaresisht thirrjeve te vazhdueshme per t'i dhene fund asaj. Kjo per Ramen dhe opoziten, do te ishte zgjidhja e ngercit politik te krijuar pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›