E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chamakh mund të kthehet në Bordeaux

Sulmuesi i pakënaqur i Arsenalit, Marouane Chamakh ka konfirmuar interesimin e tij për rikthim në Bordeaux në fund të këtij sezoni.

Chamakh, deri më tani gjatë këtij edicioni ka bërë vetëm gjashtë paraqitje në Premierligë. Si rezultat, marokeni ndjen se më së miri do t’i shërbejë largimi nga Emirates.

“Jam 27 vjeç. Duhet të luajë. Nuk mund të qëndrojë kështu përgjithmonë” tha Chamakh për TF1. I pyetur nëse do të konsideronte mundësinë e rikthimit në Francë, ai theksoi: “Do të ishte Bordeaux, kam raport të veçantë me këtë klub”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›