Më në fund, gol

Sulmuesi i Interit, Giampaolo Pazzini ka shprehur gëzimin pas shënimit të golit të tij të parë këtë sezon, në Giuseppe Meazza.
Reprezentuesi italian hasi në vështirësi të mëdha të realizojë gjatë këtij edicioni por e gjeti cakun në fitoren 2-0 ndaj Fiorentinës.
“Më në fund” tha ai për Inter Channel. “Ishte goli që kam kërkuar dhe pritur për një kohë të gjatë andaj jam i lumtur. Tani duhet të gjejë vazhdimësinë. Besoj se fati na ka munguar në muajt e fundit dhe shpresoj që gjërat tani të shkojnë më mirë”, u shpreh ai.