Shkollë me emrin e Balotellit

21-vjeçari i cili ka fituar përkrahjen e tifozëve të Cityt pas transferimit në Eastlands nga Inter, vitin e kaluar, ka bërë një shembull të mirë pas miqësisë që kishte krijuar me një shtetas sudanez të kidnapuar në moshë të re dhe të detyruar të merr pjesë në luftën civile në vend.
Kon Kelei, tani 29 vjeç, ishte detyruar të luftojë si katërvjeçar nga rebelët e Ushtrisë Çlirimtarë të Sudanit por më pas iku nga konflikti dhe u bë refugjat në Holandë.
Pas përfundimit të shkollimit gjatë kohës sa ishte në Holandë, ai u kthye në Sudanin jugor pas deklarimit të pavarësisë së tyre, pas së cilës u xhirua një film dokumentar për jetën e tij dhe që mban titullin ‘Ushtria e heshtur’.
Balotelli ishte aq i prekur pasi e shikoi atë dhe bëri kontakt me Kelein dhe i ofroi atij ndihmë financiare për një projekt për ndërtimin e një shkolle sekondare.
“Kon më ka thënë se ishte detyruar nga rebelët të përdorë një automatik që ishte më i madh dhe më i rëndë se trupi i tij. Ai nuk ishte në gjendje as ta mbante atë. Por, arrini të ik dhe shpëtojë veten. Ai mund të ndërtonte një jetë të re, por vendosi të ndihmojë shtetin e tij, andaj e kam ndihmuar”, tha Balotelli.