E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions “makth” për Interin, barazim kundër Dinamos

Barazimi 2-2 me ukrainasit është i treti për skuadrën e Murinjos, e cila pas zhvillimit të gjysmës së ndeshjeve në grup e sheh veten të fundit në renditje.

Dinamo kalon e para në avantazh që në minutën e 5-të me anë të Mikhalik. Dean Stankoviç barazon në minutën e 35-të me anë të një kundërsulmi. Pa kaluar as pesë minuta, mbrojtësi i Interit Lucio shënon në portën e gabuar, duke i kaluar sërish në avantazh ukrainasit e Dinamos.

Shpëtimtar i skuadrës së Murinjos në këtë takim bëhet Samuel, i cili del nga thellësia e mbrojtjes për të shënuar me kokë golin e barazimit në minutën e 47-të.

Barcelona, Dinamo e Kievit dhe Rubin Kazani ndodhen në kuotën e katër pikëve, ndërkohë që Interi mbyll grupin F me një pikë më pak.     

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›