E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen gjashtë shtetas për vjedhje

Në pranga ka rënë shtetasi Igli Dervishi, 34 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë disa herë për vjedhje si dhe Elvis Kurti, 34 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Ndalimi i tyre u krye pasi afro një javë më parë dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjerin në rrugën “Ferit Xhajko”, kanë vjedhur kasetofonin në automjetin furgon.  Për të njëjtën vepër penal, forcat e Komisariatit të Policisë Nr.4 Gani Kordhaku, 18 - vjeç, banues në Bathore Tiranë, Flamur Kordhaku, 20 - vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Bathore Tiranë, i proceduar më parë, Elson Miftari, 20 - vjeç, banues në Bathore Tiranë si dhe B.M, 17 - vjeç, lindur e banues në fshatin Turaj Kukës.

Arrestimi i tyre u krye sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë realizuar vjedhjen e një dyqai të ndodhur në afërsi të tregut të Medresesë, ku kanë marrë shumën e parave prej 5000 lekësh, telefona celular dhe një palë kepucë.

U kryen veprimet e para hetimore e proçeduriale. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan sendet e vjedhura. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprën penale të “vjedhjes në bashkëpunim më shumë se një herë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›