E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajerni i Mynihut ndalet në Freiburg, shënon Shaqiri

Pas tre fitoreve radhazi, ka ardhur edhe ndalesa e parë e Bajernit të Mynihut në Bundesligë. Bavarezët nuk kanë vuajtur shumë për të gjetur golin, pasi për këtë ka menduar kosovari Xherdan Shaqiri në pjesën e parë, por në fundin e takimit, pikërisht në 86-ën, Freiburg ka barazuar, duke marrë një pikë me vlerë në shtëpi. Duhet thënë se trajneri Guardiola ka ruajtur disa titullarë për ndeshjen e Superkupës së Europës, që do luhet të shtunën ndaj Çelsit në vendin tradicional për këtë trofe, Montekarlo. (E.Ilnica/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›