Champions League Inter ne mbrojtje te titullit

Nuk ka ndryshuar thuajse asgje te Interi i sezonit te shkuar dhe padyshim ky eshte nje nder problemet kryesore per trajnerin e skuadres holandeze Michel Preud. Ndeshja e pare mes tyre do te zhvillohet ne transferte per Interin nderkohe qe vendasit e konsiderojne ndeshjen ne shtepine e tyre si nje motiv me shume per te kerkuar maksimumin.
Tre piket jane dhe objektivi i skuadres se Benitezit i cili ka deklaruar se skuadra e tij eshte permiresuar qe nga dita qe ai ka marre drejtimin pavaresisht se eshte i vetedijshem se aktivitetet ndryshojne nga sezoni ne sezon.
Sot ne mbremje ne arenen europiane do te debutoje ne fazen e grupeve edhe kampionia e Spanjes Barcelona. Katalanasit vijne pas nje humbje te turpshme ne kampionat me Herkules megjithate ne Camp Nou do te presin Panathinaikosin dhe trajneri i tyre Pep Guardiola eshte i bindur se shume shpejt te gjithe do ta harrojne ate humbje ne kampionat.
Nga ana e tij trajneri i skuadres greke Nikos Nioplias shpreson ne nje surprize pasi e ka te qarte se Barcelona eshte nder skuadrat me te medha ne bote e me ne forme te momentit. Jane shume te forte aq me teper qe vijne nga nje humbje e jane me te etur per fitore por ne futboll ekzistojne surprizat ka deklaruar trajneri i Panathinaikosit. Nderkohe ne Old Trafford Manchester United do te prese sot Rangers-in kur Ser Ferguson do te perballet me ish-asistentin e tij Valter Smith.
Historikisht Manchester ka nje rekord pozitiv ne ndeshjet europiane qe zhvillon ne fushen e tij aq me teper kur te gjithe lojtaret jane ne forme te mire e nuk ka asnje te demtuar. Per Ser Ferguson skuadra e ketij sezoni i ka te gjitha shanset per te arritur deri ne finalen e madhe te ketij aktiviteti ne Wembley. Nderkohe trajneri i skuadres skoceze Smith beson te arrije te pakten ne nje barazim ne kete ndeshje per te rekuperuar me shume ne ndeshjet qe do te luaje ne fushen e tij.