Mourinho Rafa te mos shkaterroje punen time

Ka hequr foton time nga Apiano Gentile Mund te beje cfare te doje por une mendoj se duhet te perfitoje nga puna qe kam bere une dhe jo te ndryshoje gjithka polemizon portugezi ne nje interviste per France Football.
Ne vijim ai shton se keshtu ka vepruar kudo qe ka shkuar madje nje gje te tille sipas Mourinho-s e ka bere edhe Pep Guardiola kur ka marre drejtimin e Barcelones pas Rijkaard.
Per mua kjo do te thote te jesh nje trajner inteligjent. Nese nuk do te vija ketu do qendroja tek Interi. Aty do ishte shume e lehte per te fituar tituj te tjere pasi skuadra eshte gati. Ketu ka nje tradite shume te vecante pasi eshte nje shoqeri legjendare. Kisha deshire dhe firmosa pasi cikli me Interin u mbyll. Kur nje kapitull mbyllet duhet te kthesh faqe shton Special one.