E Diel, 1 Nëntor 2026

Maikon Edhe Benitezit i pelqen trofeu i Liges se Kampioneve



Askush nuk e di receten per te mbrojtur titullin ne Ligen e Kampioneve qysh kur kompeticioni nderroi formatin ne vitin 1992. Interi do te jete ekipi i fundit qe do te perpiqet ta fitoje dy here rresht trofeun me te rendesishem europian per klubet teksa skuadra italiane ka te njejti grup lojtaresh por nje trajner te ri. Qysh kur ngriti trofeun ne Madrid ne muajin maj Interi zevendesoi Hoze Murinjon i cili u nis te Reali i Madridit me Rafael Benitezin por qendroi thuajse i qete ne tregun e merkatos verore. Zikalterit shiten sulmuesin Mario Baloteli te Mancester Siti dhe i shtuan skuadres dy te rinj premtues te rikthyer prej huazimeve sulmuesin Xhonatan Biabiani dhe mesfushorin Kutinjo respektivisht nga Parma dhe Vasko de Gama. Pas ripushtimit te Europes pas me shume se kater dekadash qysh kur klubi fitoi dy tituj rresht ne vitet 1960 lojtaret e Interit jane te uritur te tregojne se motivimi i tyre eshte real. Maikon tha per UEFA.com Ju gjithmone keni nevoje te jeni te motivuar dhe kur ju vishni fanellen e Interit motivimi eshte i larte - tha ai. Cdo lojtar deshiron te te bejne ate qe vetem pak ekipe ia kane dale te arrijne te fitojne gjithcka. Ky eshte motivimi me i rendesishem. Ne vuajtem shume gjate dy viteve me Interin te eliminuar ne te dyja rastet ne raundin e nje te tetave - vazhdoi ai. Sezonin e kaluar ne ia dolem te fitonim dhe ne e merituam pasi mundem ekipet qe e deshironin kete trofe po aq sa ne. Vitin e kaluar ishte momenti yne dhe ne e dime se sa e veshtire do te jete te mbrojme titullin. Interi e filloi eren e re nen Benitezin duke mundur Romen ne finalen e Superkupes se Italise por deshtoi ne finalen e Superkupes se UEFA-s perballe Atletikos se Madridit. Uesli Shnajder eshte i bindur se skuadra i ka mundesite per nje tjeter sezon te shkelqyer. Gjeja me e rendesishme eshte qe ne jemi te gjithe bashke si ekip askush nuk u largua nga 11-shi titullar. Natyrisht ne kemi nje trajner tjeter dhe te gjithe trajneret jane te ndryshem ne menyren sesi ata e organizojne taktiken. Maikon shtoi Benitezi eshte nje trajner i madh dhe i pelqen te fitoje trofe si Liga e Kampioneve ai tashme e ka treguar me Liverpulin dhe kudo ku ka punuar. Portieri Hulio Sezar shtoi Ai eshte nje trajner qe ka mentalitetin e duhur per ekipe te medha. Ai eshte dikush qe nuk i pelqen te humbase.

14 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›