E Shtunë, 31 Tetor 2026

McClaren e ndien presionin

Trajneri i Wolfsburgut Steve McClaren ka pranuar se ka filluar ta ndieje presionin pas humbjes se trete te njepasnjeshme ne drejtimin e ekipit gjerman.

Ish selektori i Anglise McClaren i cili sezonin e kaluar udhehoqi klubin holandez Twente drejt titullit ne Eredivisie mori drejtimin e Wolfsburgut ne maj te ketij viti. Humbja 2-0 nga Borussia Dortmund te shtunen vazhdoi serine negative te ekipit ne tri xhirot e para te Bundesliges dhe McClaren eshte i vetedijshem se duhet te gjeje nje rrugedalje.

E kam ditur se do te jete veshtire per fillim por eshte edhe me e veshtire se qe kam menduar. Presioni eshte duke u shtuar tha McLaren per mediet gjermane.

Drejtori i pergjithshem i Wolfsburgut Dieter Hoeness i cili shpenzoi afro 40 milione euro gjate afatit kalimtar te veres ka pranuar se eshte i pakenaqur me poziten aktuale te ekipit.

Futbollistet kane luajtur nen nivelin e tyre te zakonshem. Eshte veshtire te shpjegohet dhe nuk e kam fjalen vetem per Diegon. Simon Kjaer eshte zakonisht shume me i sigurt se tani ndersa e di se Cicero di te luaje me mire. Jemi ne gjendje kritike tha ai. Wolfsburg nuk eshte i vetmi klub i madh qe po vuan. Edhe kandidatet e tjere per titull Schalke dhe Stuttgart kane pesuar humbje ne tri ndeshjet e para te sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›