Champions League Ronaldo ne dyshim per ndeshjen ndaj Dortmundit

Më i rëndësishmi mbetet në dyshim për sfidën e sezonit.
Kristiano Ronaldo po lufton me dëmtimet muskulore për të qenë gati ndaj Dortmundit, në përballjen e dytë gjysmëfinale në Champions.
Dueli i parë në Gjermani u humb 1-4, një goditje e rëndë e shpresave madrilene për titullin e 10-të europian.
Ronaldo ishte shënuesi i golit të vetëm të asaj ndeshjeje, por mjekët ende nuk e kanë bërë gati dhe ai stërvitet veçmas skuadrës.
Goditjet e marra nga “Signal Iduna Park” ishin të forta, në dyluftimet me futbollistët fizikë të Dortmundit.
Nëse Reali dëshiron të ketë ndonjë shpresë për përmbysje historike, kjo mund të ndodhë vetëm me Ronaldon në fushë.
Madje, me një Kristiano Ronaldo në formën më të mirë.
Dortmund e përgatit me fitore përballjen vendimtare me Realin
Dortmund mund të humbasë talentin Mario Gëce sezonin e ardhshëm, por një tjetër yll është gati të shkëlqejë përsëri.
Bëhet fjalë për Nuri Shahinin, futbollistin që u largua dy sezone më parë dhe u rikthye në shtëpi pas një aventure jo të suksesshme në Spanjë dhe Angli.
Nuri Shahin shënoi një gol të shkëlqyer në ndeshjen e fundit të kampionatit gjerman duke habitur trajnerin e tij Klop.
Dortmundi po bëhet gati për ndeshjen në Champions ndaj Realit dhe shumica e lojtarëve kryesorë u lanë pushim.