E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran nje termet i fuqishem me magnitude 63

Një tërmet me magnitudë 6.3 ka goditur jugperëndimin e Iranit jo shumë larg njërit prej stacioneve më të mëdha në vend për energji bërthamore. Epiqendra e tërmetit është 89 kilometra larg Bushehrit. Nëpërmjet rrjeteve sociale është njoftuar se tërmeti është ndjerë dhe rreth Gjirit në Dubai si dhe në Abu Dabi. Ende nuk ka asnjë njoftim për të plagosur apo për dëme materiale. Programi bërthamor i Iranit është subjekt i shqetësimeve ndërkombëtare dhe frikës se Teherani po përgatit armë bërthamore. Teherani gjithnjë ka këmbëngulur se puna në Bushehr dhe në centralet e tjera bërthamore është vetëm për qëllime civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›