Champions League,Dinamo synon sot mrekullinë
TIRANE- Duket si një mision i pamundur, por në kampin e Dinamos besojnë. Blutë do të përballen sot në orën 18.00 me Sherif Tiraspol, në ndeshjen e kthimit të Champions League. Për kampionët e Shqipërisë bëhet fjalë për një test mjaft të vështirë, ndaj një kundërshtari shumë të fortë dhe që për më tepër, në ndeshjen e parë ka arritur të fitojë 3-1. Trajneri Luis Manuel Blanko ka një detyrë tepër të vështirë në përballjen e sotme, pasi i duhet të bëjë pa 4 futbollistë të rëndësishëm të formacionit bazë, ku bëjnë pjesë madje emra si Allmuça, Bakaj e Muzaka. I vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, argjentinasi është shprehur optimist për këtë përballje, e cila duket se vendos shumë në të ardhmen e tij. "është një ndeshje e vështirë, ku duhet të japim gjithçka për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë, - deklaroi Blanko. - Asgjë nuk është e pamundur. Dua 11 futbollist heronj në fushë dhe mendoj se kemi mundësi të kualifikohemi", shtoi më tej argjentinasi. Por, për të motivuar më shumë futbollistët ka menduar edhe presidenti Besnik Sulaj, i cili ka vënë një premio të jashtëzakonshme për sfidën e sotme. Në rast kualifikimi, Dinamo do të marrë një premio prej 250 mijë eurosh, nga më të lartat e vendosur ndonjëherë nga një klub shqiptar për pjesëmarrjet në Kupat e Evropës. Edhe pse është një përballje e vështirë, Dinamo tregoi në ndeshjen e parë se nuk ka diferenca aq të mëdha me kampionët e Moldavisë. Gjykimi jo i mirë si edhe disa gabime në mbrojtje i kushtuan asaj disfatën 3-1.
Sherif Tiraspol
Sherifi i Tiraspolit ka mbërritur dje në Tiranë me shumë besim te vetja për kalimin e turit në Champions League, pas fitores 3-1 të arritur në ndeshjen e parë. Trajneri Andrei Sasnitski e quajti një fat që kampiones së Shqipërisë do t'i mungojnë disa prej futbollistëve bazë të saj, ndërsa ai do të ketë në dispozicion një skuadër të plotë.
Sherifi i Tiraspolit është skuadra më e madhe moldave aktualisht. Ajo e fiton titullin rregullisht që prej vitit 2001, ndërkohë që është pronë e presidentit të vendit Igor Smirnov.