E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në shtëpinëe kryeredaktorit tëRadio Mitrovicës

MITROVICE- Një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e shtëpisë së kryeredaktorit të Radio Mitrovicës, çasllav Milisavlevic në Zvecan, komuna me shumicë serbe e Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Mitrovicas, pas denoncimit të Milisavlevic, gazetar I njohur për pikëpamjet e tij të moderuara

Sipas tyre shpërthimi ka ndodhur 35 minuta pas mesnate, por për fat të mirë nuk ka pasuar të lënduar, ndërsa me këtë rast janë dëmtuar tri makina që ishin të parkuar aty afër. Milisavlevic ka deklaruar për media se nuk i di motivet e këtij sulmi.

Zyrtarë të policisë në Mitrovicë kanë theksuar se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer hetimet rreth rastit.

Pas incidentit që ndodhi në fillim të këtij muaji në pjesën veriore të Mitrovicës, kur u vra një e u plagosën 11 të tjerë, dhe u plagos deputeti i Kuvendit të Kosovës, Petar Miletic, ky është i treti i rëndë, që ndodhë pas zgjedhjeve të suksesshme në komunën e Parteshit, me shumicë serbe, dhe në prag të shpalljes së mendimit të GJND-së.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›