E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha tiheqë imunitetinministrit Prifti

TIRANË- Përpara selisë së kryeministrisë tre deputetë të Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, Lindita Nikolla dhe Besnik Baraj kanë akuzuar përsëri Ministrin e Energjetikës Dritan Priftin për mosdeklarimin e pasurive të tij.

Sipas tyre, “Në pronësi të ministrit Prifti është një supervilë me vlerë rreth 1 milion euro e padeklaruar, si dhe 400 metra katrorë shtëpi”.

Deputetja Ermonela Felaj nuk ka nguruar ti kërkojë Prokurorisë të nisë hetimet, ndërsa një këresë tjetër i është drejtuar kryeministrit Berisha, për ti hequr ministrit Prifti imunitetin.

Deputetët e Partisë Socialiste kanë paralelizuar ministrin “super të pasur” sipas tyre, me shqiptarët që varfërohen nga dita në ditë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›