E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions Skenderbeu synon 1500 stola per te luajtur ne Korce me Nefcin

Skënderbeu ka ende shpresë që të luajë në Korçë pas dy javësh në Ligën e Kampionëve.
Kampionët shpresojnë të blejnë në Greqi 1500 stola sipas standardit të kërkuar nga UEFA dhe t’i montojnë me shpejtësi në stadium.
Kjo do të bënte që të paktën një numër i caktuar tifozësh të ishin në stadium më 23 korrik, për ndeshjen e dytë të turit të dytë në Champions ndaj Nefçit dhe do të bënte që UEFA ta lejonte zhvillimin e ndeshjes në Korçë.
Nëse nuk do t’ia dalin, kampionët do të jenë të detyruar të luajnë në stadiumin “Qemal Stafa”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›