E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serish episode te dhunshme ne Gezi Park

Nuk ka paqe per Gezi Park, vendi simbol i rezoltes popullore turke ndaj qeverise se Erdogan. Episode te reja te dhunshme jane evidentuar ne diten kur parku u rihap pas tre javesh.

Rihapja e parkut ka lene nje shije te hidhur tek manifestuesit: guvernatori i Stambollit kishte njoftuar menjehere ndalimin e oraganizimit te cdo lloj tubimi ne park.

Por paralajmarimi duket se ka rene ne vesh te shurdhet, manifestuesit jane tubuar serish ne park, gje qe ka sjelle reagimin e menjehershem te policise, duke bere qe parku te mbyllet per te disaten here.

Erdogan rivendos grushtin e hekurt, 35 perosna te tjere jane arrestuar. Metodat e perdorura kunder protestave nuk kane ndryshuar nga muaji i kaluar, topa me uje dhe gaz lotsjelles, shkopinj gome qe kane plagosur rende nje manifestues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›