Kapet i kerkuari nderkombetar nga Policia e Vlores
Nje i kerkuar nderkombetar u kap nga Policia e Vlores ne te njejten kohe qe ne Itali po behej superoperacioni antidroge. Sokol Shytaj 29 vjec u arrestua mengjes heret, ne shtepine e tij ne Orikum. Gjykata e Romës në ngarkim të këtij personi ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me qëllim ekstradimin dhe gjykimin e këtij shtetasi në Itali pasi dyshohet për “Trafikim narkotikësh”. Shytaj dyshohet të jetë pjesë e një rrjeti të gjerë organizatash kriminale të narkotrafikut në Itali.