Champions, TAS refuzon apelin e Ribery

Apeli i paraqitur nga Bajerni i Mynihut dhe nga Franck Ribery për të luajtur në finalen e Champions kundër Interit është refuzuar.
Konfirmohet kështu skualifikimi për tre ndeshje, për fantazistin francez. Lajmin e ka bërë të ditur vetë TAS, gjykata e arbitrazhit për sportin.
Ribery ishte përjashtuar në garën e Champions me Lionin, pas një ndërhyrjeje të parregullt.