E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani, Galliani: Ronaldinho do të qëndrojë

Ronaldinho do të qëndrojë tek Milani. Lajmin e ka bërë të ditur administratori i deleguar kuqezi, Adriano Galliani, në kuadër të një takimi të organizuar nga Adidas për Pirellone të Milanos.

“Nuk ka asnjë problem me Ronaldinho-n, ka një marrëveshje me vëllanë e tij, nuk ka dyshim se do të luajë më Milanin vitin e ardhshëm”, ka pohuar Galliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›