E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali kërkon Ashley Cole për Kaka

Real Madridi është i gatshëm ta lërë Kakan të shkojë si huazim te Chelsea, mirëpo vetëm nëse në drejtim të kundërt vjen Ashley Cole.
Sipas Itasportpress.it, gjiganti spanjoll është treguar i gatshëm ta lërë Kakan, por nëse marrin dhe një lojtar tjetër, e Cole do të ishte njeriu i duhur, pasi Reali është në kërkim të një mbrojtësi të krahut.
Cole do të mirëpriste këtë ndryshim, për t'iu larguar sa më shumë problemeve dhe tabloideve britanike, të cilat po e përcjellin çdo hap të jetës së tij.
Nga ana tjetër, mësohet se Roman Abramovich dëshiron me çdo kusht Ricardo Kakan në Stamford Bridge, ndërsa arritja e marrëveshjes duket të jetë çështje kohe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›