Jorge Valdano përgëzon Barcelonën

Drejtori sportiv i Real Madridit, Jorge Valdano, ka përgëzuar Barcelonën për fitimin e titullit, duke këmbëngulur se Manuel Pellegrini nuk do të mbetet trajner i Real Madridit edhe sezonin e ardhshëm.
"Përgëzime për kampionët. Klubi do të hapë një debat, në të cilin pritet të merren vendime të rëndësishme".
"Projekti filloi vitin e kaluar dhe ka pasur shumë ndryshime e lojtarë të rinj gjatë gjithë vitit. Na duhen disa përmirësime dhe mund të ketë shumë transferime, ashtu si verën e kaluar".
"Florentino Perez është luftarak dhe ky është një projekt i gjatë. Në ndeshjet kokë më kokë, paraqitja e ekipit tonë ishte zhgënjyese, por, tek e fundit nuk ka arsye për t'u zhgënjyer", tha Valdano.