E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero: Mbrëmja më e tmerrshme e karrierës time

Italianët u shpartalluan mbrëmë në ndeshjen e kthimit nga Fulhami me rezultatin e thellë 4-1, i cili përmbysi rezultatin e parë 3-1. Kapiteni Del Piero e ka pasur mjaft të vështirë për t’u shprehur pas ndeshjes, dhe ndjehet i turpëruar që për këtë humbje të akuzohen vetëm disa futbollistë.

“Sonte ishte tmerr. Një prej momenteve më të këqija në karrierën time me Juventusin. Do të jetë vështirë të rikthehemi me këmbë në tokë pas kësaj humbjeje. Është detyra jona të gjejmë zgjidhje, dhe ta përfundojmë sezonin në mënyrë dinjitoze”, deklaroi Del Piero pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›