E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqipërisë, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste

Besa-Shkumbini dhe Teuta-Vllaznia jane dy ciftet qe do te perballen ne gjysmefinalet e Kupes se Shqiperise. Ky ka qene verdikti i shorit te hedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit. Skuadra kavajase, e cila eliminoi ne cerekfinale Tiranen do te luaje ndeshjen e pare ne fushen e saj, perballe Shkumbinit, qe ishte dhe surpriza e kompeticionit te dyte per nga rendesia ne fustbollin shqiptar.
Ekipi peqinas arriti te siguronte nje vend ne gjysmefinale, pasi mundi ne dy ndeshje, 2-1 dhe 0-1 kryesuesit e Dinamos.

Ne sfiden tjeter Teuta do te kerkoje suksesin ne Kupen e Shqiperise kunder Vllaznise duke u nisur nga ndeshja e pare qe do te zhvillohet ne “Niko Dovana”. Skuadra e drejtuar nga Ylli Shehu u kualifikua ne gjysmefinale fale nje goli ne fushen kundershtare, pasi ne cerekfinale eliminoi Gramozin me dy barazime 1-1 dhe 0-0.

Nderkohe, Vllaznia arriti te eliminonte ne cerekfinale Skenderbeun dhe Kupas e Shqiperise eshte objektivi i vetem i mbetur i skuadres shkodrane, e cila kerkon nje vend per ne Kupat e Evropes ne sezonin e ardhshem.

Ndeshjet e vajtjes per gjysmefinalet e Kupes se Shqiperise do te zhvillohen me 24 mars, ndersa ato te kthimit me 7 prill.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›