E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet në qeverinë e Kosovës, Ramadani: Thaçi nuk ka fuqinë e liderit

Prej tre muajsh flitet për riformatimin e qeverisë së Kosovës, por kjo nuk ndodhë. Kjo dëshmon se kryeministri Thaçi nuk e ka fuqinë e liderit të qeverisë. Kështu shprehet Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani në emisionin “PULS” të Juli Xhokaxhi në ALSAT duke sqaruar nevojën e këtij riformatimi dhe akuzat që bënë partia e tij në adresë të kësaj qeverie.

“Kjo tregon që kryeministri mbase nuk ka fuqinë e liderit ose të partnerit serioz për të vepruar që të ndalë keqeverisjen të paktën në disa dikastere ose ministry” tha Ramadani.

Ramadani thekson se akuzat ndaj qeverisë nuk janë bërë vetëm nga AAK:“Përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë zoti Peter Faith dhe disa ambasadorë të shteteve të fuqishme perëndimore i kanë kërkuar zotit Thaçi të heqë ministra të caktuar duke i ofruar edhe prova direkte për korrupsionin dhe të cilët sipas të gjitha gjasave pas largimit nga qeveria do të dali para drejtësisë” .

Por për AAK-në nuk janë përgjegjës vetëm ministrant. “Argumenti ynë kryesor është që nuk mund të ndodhë në asnjë qeveri të botës korrupsion ose krim brenda dikastereve të ndryshme se nuk mund të jenë përgjegjës vetëm ministrat nësë kryeministri nuk është ai që i lejon dhe bashkëpunon me ta” tha Ramadani .

Dhe temë e pashmangshme Veriu i Kosovës dhe fati i strategjisë qeveritare: “Kemi një strategji që ka rrjedhur nga ICO e cila është munduar të përvetësohet nga kryemnistri Thaçi por realisht tashmë janë bërë më shumë se tre muaj që është bërë ajo strategji dhe nuk është bërë asnjë efekt në terren” tha Ramadani.

Kjo është edhe arsyeja thekson në fundi Sekretari i Përgjithshëm I AAK-së, Burim Ramadani, pse parti a e tij ka kërkuar që kjo strategji të bëhet dokument zyrtar dhe të zbatohet nga Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pjesë e së cilës janë edhe EULEX me KFOR-in.

Olgera Muka
Azhornuar së fundi ( e premte , 19 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›