E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeson filmi ‘Contagion’

Filmi triler ‘Contagion’ i regjisorit Steven Soderbergh kryeson listën e filmave më të shikuar në kinematë amerikane gjatë vikendit. Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 10:41

Filmi, i cili mburret me një kast të yjeve përfshirë aktorët Matt Damon, Jude Law dhe Kate Winslet, ka grumbulluar 23.1 milionë dollarë në tri ditët e para të lansimit të tij, bazuar në të dhënat e Warner Bros.

Filmi tregon historinë e një gare për të frenuar një virus vdekjeprurës që po e kërcënon tërë planetin.

Drama racore ‘The Help’ ka dalë e dyta, ndërsa filmi ‘Warrior’ ka zënë vendin e tretë.
Filmi, i cili flet për dy vëllezër që luftojnë në një garë të arteve luftarake dhe në të cilin luan aktori britanik Tom Hardy, ka marrë 5.6 milionë dollarë.

‘The Help’, hiti befasues rreth tensioneve racore gjatë epokës së të drejtave civile në SHBA, javën e kaluar ishte në vendin e parë, duke fituar 8.7 milionë dollarë, ndërsa në përgjithësi këtë verë ka grumbulluar më shumë se 137 milionë dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›