Champions hije dyshimi per shortin

Duhej të ishte vetëm një test. Por, në të vërtetë rezultoi parashikim i saktë i shortit të fazës së 1/8-ave në Champions League.
Redaksia angleze e “SkySport” ka postuar imazhin e provave të përgjithshme, që u kryen 16 orë përpara shortit zyrtar.
Testi që duhej të konfirmonte saktësinë e programit të përdorur nga UEFA rezultoi 100 për qind i saktë me gjetjen e tetë përballjeve.
Një shaka e fatit. Koeçidencë e jashtëzakonshme. Një episod i pabesueshëm, aq sa janë të shumtë ata që kanë ngritur dyshime për rregullsinë e procedurës.
Një shaka e fatit në Nion. Ngjarje që askush nuk do ta besonte, nëse nuk do të ekzistonin provat.