E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet shorti i 1/8 në Campions League!

Vijojnë emocionet e Champions League. Kjo falë përplasjeve të mëdha që dhuroi sot shorti i fazës së 1/8-ave të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë. Shorti i sapo hedhur në Nion të Zvicrës ka vënë përballë njëra-tjetrës emra të mëdhenj të futbollit.

Short i lehtë për Juventus që do të ketë përballë Celtic, ndërsa pritet me shumë interes përballja Arsenal-Bayern Munchen por edhe Shakhtar-Borussia Dortmund.

Por kryendeshja e kësaj faze do të jetë Milan-Barcelona, një finale e parakohshme siç është edhe Real Madrid-Manchester United.Hiq më e lehtë nuk do jetë as përballja Arsenal-Bayern Munchen.

Paris Saint Germain i Ibrahimoviç dhe Thiago Silva do të ketë përballë Valencian.

Ja përballjet:

GALATASARAY - SCHALKE 04

CELTIC - JUVENTUS

ARSENAL - BAYERN MUNCHEN

SHAKHTAR.D - BORUSSIA DORTMUND

MILAN - BARCELONA

REAL MADRID - MAN.UTD

VALENCIA - PSG

PORTO - MALAGA 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›