E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions kualifikimi pezull per Real

Real Madrid dukej se do të arrinte fitoren e radhës në ndeshjen ndaj CSKA të Moskës, por në minutën e 93 një gol i Wernbloom bën që kualifikimi për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve të mos jetë edhe aq i sigurtë për ekipin spanjoll.

Madrilenët shënuan në minutën e 28 të pjesës së parë me anë të të zakonshmit Cristiano Ronaldo e më pas kontrolluan pa shumë probleme lojën, por nuk shënuan dot golin e dytë edhe pse rastet nuk i munguan.

Callejon dhe Cristiano kishin këto raste, por i shpërdoruan duke i dhënë shpresë rusëve të cilët barazuan në minutën e fundit të takimit.

Tashmë gjithçka do të zgjidhet në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›