E Diel, 1 Nëntor 2026

Genta-Gjonit Tregoje veten duke qene me aktiv

Gentiana me pare ka diskutuar me Emirjeten lidhur me karakterin e Gjonit dhe simpatine qe ajo ka per te tashme eshte ulur dhe po bisedon me Gjonin duke ia shprehur edhe atij hapur. Gjoni thote se ka tip te mbyllur dhe nuk shprehet per gjithcka qe mendon. Gentiana e keshillon qe te jete me aktiv dhe te mundohet ta tregoje veten ne menyre qe te tjeret ta njohin sepse nuk mund ta dine ate qe ai mendon. Ajo ia kujton se cili eshte qellimi qe ata kane hyre brenda shtepise dhe duhet te mundohen sa te munden qe te shfaqin veten. Ajo do qe Gjoni ti jepet me shpirt lojes dhe i ben te ditur se e ka shume perzemer e kjo eshte arsyeja pse po ia jep keto keshilla.

Gentiana mendon se njeriu permiresohet kur te tjeret ia vene ne dukje gabimet apo anet e saj te keqia. Ajo i kerkon Gjonit qe tia thote sa here mund te vere re dicka qe nuk i pelqen tek ajo. Gjoni eshte dakord me veten dhe e ploteson duke i thene Asnje njeri nuk eshte perfekt. E rendesishme eshte qe te pranojme te metat.

Pothuajse te gjithe banoiret jane ne kuzhine dhe fillojne te bejne shaka me njeri-tjetrin duke hedhur batuta e duke qeshur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›