Champions nis me surpriza frenojne Inter e Junajtid
Faza e Grupeve ne Champions League ka nisur menjehere me surpriza. Interi kampion i Europes ne fuqi duket se ka humbur shkelqimin dhe nuk merr me teper se nje pike ne fushen e Tuentes. Zikalterit kane kaluar te paret ne avantazh me lojtarin e tyre me te mire Uesli Shnajder. Rrjeta e realizuar kur kronometri tregonte vetem 14 minuta loje ka krijuar idene e nje fitoreje te lehte per italianet por festa e tyre ka zgjatur vetem 6 minuta. Fillimisht Jansen ka barazuar shifrat ndersa ne te 30-n kampionet e Holandes e kane pare veten ne avantazh pas nje autogoli. Diego Milito heroi i tripletes se Interit gjate sezonit te kaluar kthehet te golihellip Por sulmuesi argjentinas shenon ne porten e gabuar duke mposhtur portierin e tij Zhulio Sezar. Nga nje pike ndajne edhe dy skuadrat e tjera te Grupit A sfida Verder Bremen-Totenhem ka perfunduar me rezultatin 2-2. Anglezet menduan se e mbyllen ndeshjen qe ne minutat e para duke e pare veten ne avantazh 0-2 me autogolin e Pasanen dhe rrjeten e Krauc. Megjithate Almeida dhe Marin kane kufizuar demet per gjermanet.
Zhgenjen edhe Mancester Junajtid ne Grupin C. Skuadra e drejtuar nga Ser Aleks Ferguson nuk ka arritur te fitoje perballe Rejnxhers ne Olld Traford. Pavaresisht rasteve te shumta per shenim Djajte e Kuq kane marre vetem nje pike ne sfiden qe ishte pagezuar derbi britanik. Ne kete grup bind Valencia qe kalon me sukses testin e veshtire ne fushen e kampioneve te Turqise Bursaspor. Spanjollet triumfojne 4-0 dhe marrin kryesimin. Barcelona hedh pas shpine humbjen ne kampionat me Herkules dhe dhuron spektakel perballe Panathinaikosit. Katalanet fitojne 5-1 ndersa Lionel Mesi shfaqet ne superforme me dy gola dhe nje asist. Fitojne edhe Lioni perballe Shalkes Benfika me Hapoel Tev Aviv dhe FC Kopenhagen me ruset e Rubin Kazan.