Olimpistet te Topi per dorezimin e flamurit
Shqiperia pergatitet per te marre pjese ne Lojerat Olimpike Speciale 2010 te Europes dhe Euro-Azise qe do te zhvillohen ne Varshave te Polonise. Por para se te nisin aventuren kuqezinjte kane kaluar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi i cili u dorezoi flamurin kombetar ne nje ceremoni ne mjediset e Presidences ku ishin te pranishem zevendesministrja e Arsimit dhe e Shkences Nora Malaj zevendesministri i Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Kastriot Sulka ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar Fiona Mekiluam perfaqesues dhe drejtues te Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar te Olimpikut Special Shqiptar fondacionit Vodafone Albania qendres sociale Don Bosko si dhe personalitete te shquara te sportit shqiptar trajnere e sportiste ne vite mesues edukatore dhe prinder te femijeve me aftesi te kufizuara etj. Kryetari i shtetit ne fjalen e tij u shpreh se eshte nje moment shume i vecante qe dorezoj pishtarin e Lojerave Olimpike Speciale. Pjesemarresit ne kete veprimtari u pershendeten gjithashtu dhe nga drejtues te kompanise Vodafone Albania e cila mbeshteti dhe organizoi Lojerat Olimpike Speciale Shqiptare 2010. Ne fjalen e tyre ata vune ne dukje me konsideraten me te larte mbeshtetjen dhe perkujdesjen qe Presidenti Topi ka dhene per keta femije ne nje periudhe prej kater vitesh.