E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leter nga Viola e ema e Henrit

Ku do te shkollohet femija im autik Te gjithe njerezit kane te drejtat e tyre qe ndryshe quhen te drejta themelore. E drejta e jetes e shkollimit e mjekimit te cilat bejne pjese ne nje karte te madhe qe quhet e drejta e njeriut. Femijet kane te drejtat e femijeve ku me themelorja eshte e drejta per tu arsimuar. Kjo vlen edhe per femijet qe jane me aftesi te kufizuara sic ndodh ne te gjithe boten. Por cndodh rendom te ne ne vendin tone A mundi te shkoje Henri im bir ne shkolle kur mbushi 6 vjec Ne muajin shtator te gjithe femijet qe jane 6 vjec e lart mezi presin te shkojne ne shkolle sidomos ata qe e kane per here te pare. E njejta gje ndodhi edhe mua nje vit me pare. Ne muajin nentor Henri mbushi 6 vjec dhe si te gjitha nenat e tjera fillova ti pergatisja djalit tim canten per te shkuar ne shkolle si bashkemoshataret e tij por me kot. U bene plot dy vjet qe une pergatis canten e tij te shkolles por kur paraqitesh per tu regjistruar te gjithe te perplasin dyert me mosperfillje.

Atehere mendova Cdo bej me tej me tim bir Si qytetare dhe nje nene e arsimuar por mbi te gjitha me eksperience te konsiderueshme ne administraten shteterore fillova te interesohem dhe te pyes ne institucionet pergjegjese se cfare zgjidhje mund te me jepnin per tim bir Henrin qe si mbiemer te pare ka autizem. Henri ishte 6 vjec ne moshen kur duhej te hynte ne klasen e pare. Ishte pikerisht ky momenti kur iu drejtova Drejtorise Arsimore Tirane me nje kerkese informuese pra kerkova te dija se cfare do te me afronte Drejtoria Arsimore per edukimin e Henrit dhe te gjithe femijeve qe pa deshiren e tyre vuanin fatin e keq te te qenet autik. Ky ishte hapi i pare qe bera per te miren e djalit tim. Kjo erdhi si pasoje e njohurive qe kisha ne kete fushe. Duke qene se kisha fare pak kohe qe isha kthyer nga Suedia shtet ku probleme te tilla nuk ekzistonin madje ju tregoj me siguri qe vonesat ne sistemin e edukimit te ketyre femijeve penalizoheshin duke qene se per ta koha ishte e cmuar. Deri diten kur mora pergjigjen zyrtare nga ky institucion kam qene ne ankth te jashtezakonshem doja te dija me cdo kusht se cfare do te me ofronte ky institucion.

Pergjigjja 1
Ne pergjigje te kerkeses suaj per edukimin e femijeve autike ne sistemin publik shkollor ju informoj si me poshte

Ligji per edukimin e femijeve me aftesi te kufizuara Nr. 7952 nuk e perfshin ndihmen e specializuar per femijet autike ne vecanti. Ai trajton femijet me aftesi te kufizuara ne menyre te pergjithshme. Prane shkollave tona nuk ka mesues ndihmes per keta femije.
Komentin e pergjigjes keni te drejte ta interpretoni vete.
Duke u gjendur perpara ketij realiteti ku shkolla per Henrin nuk ofronte asnje pune te diferencuar per problematiken e ketyre femijeve asgje ne lidhje me ate parajse qe kisha lene ne Suedi. Referimi imper Suedine eshte paksa luks per nje vend si ne. Per fat te keq Shqiperia eshte disa vite drite larg madje as me Maqedonine nuk mund te krahasohemi. Ku ka sistem te ngritur per keta femije qe duan kujdes te vecante gjate gjithe jetes se tyre. Edhe keta femije duhet te trajtohen njesoj si te tjeret dhe te meritojne dinjitetin qe u mohohet ne Shqiperi. Me thoni ku te drejtohem cfare te bej ne kete udhekryq ku gjendem une dhe familja ime Strukturat e shtetit tone specifikohen nga emra shume te bukur si per shembull Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. E gjendur pa rrugezgjidhje shpresoja qe emri i kesaj ministrie do te me ofronte dicka. Por me kot. Refreni ishte i njejte.

Pergjigje 2
Ne pergjigje te kerkeses suaj ku kerkohet ofrimi i sherbimeve sociale per femijen me sindromen e autizmit ju informojme

Ministria e Punes ne te gjithe rrjetin e institucioneve per femijet per personat me aftesi te kufizuara si dhe ne rrjetin e ofruesve jopublike OJF aktualisht nuk ofron sherbim te specializuar rezidencial apo komunitar per femijet me sindromen autizem.
Fjalet e fundit ishin Duke iu mbeshtetur ne shqetesimin qe keni
Pergjigjja e dyte ishte edhe me e tmerrshme. Kjo ishte goditja e dyte qe mora.Te pakten Ministria e Ceshtjeve Sociale me mbeshteste moralisht. Thua se ishte vetem nje shqetesim.Ky eshte vendi yne nje shtet qe pranon haptazi se eshte i paafte. Nje shtet qe nuk denjon ti ndihmoje dhe aq me pak ti mbeshtese keta femije. Me thoni ju lutem si ta quaj kete Dikush me tha e ka emrin Shqiperi. Duke qene se autizmi eshte nje semundje multidisiplinare mendova ti drejtohesha Ministrise se Shendetesise.

Pergjigjja 3
Ne lidhje me letren qe keni derguarprane Ministrise se Shendetesise pasi e shqyrtuam ju bejme te ditur se ne vendin tone nuk ka institucione publike apo private te cilat trajtojne femijet me sindromen autizem mbi moshen 6-vjecare.
Ju falenderojme per mirekuptimin

Pergjigjja ishte qe nuk mund te me ofronin asnje lloj ndihme dhe prisnin qe une ti mirekuptoja.
E pra ky eshte realiteti i hidhur qe jetojme ne Shqiperi. Cfare do behet me Henrin tim Cfare do behet mua Une jam jo vetem mamaja e Henrit por edhe mamaja e nje vajze qe ka nevoje per perkujdesje nga prinderit e saj. Pa menduar me pas qe isha inxhiniere dhe kisha nevoje te ndihesha e gjalle si te gjitha shoqet e mia te cilat i takoj rralle e me rralle. E vetmja mundesi qe kam eshte te izolohem perseri ne shtepi bashke me tim bir. Shoqeria ime e re perbehet nga zonja te mira por edhe ato kane per emer emrin e femijeve. Mami i Patrikut mami i Jones mami i Drinit Mami i Enit e shume te tjera te cilat nuk kane lot mjaftueshem per ti bere balle ketij halli te madh. Sakrifica me e madhe ne jete behet vetem atehere kur ta kerkojne syte e femijes. E megjithate perballe ketij trishtimi te gjitha bashke menduam te krijonim nje shoqate Prinder kunder autizmit. Mendimi dhe bindja jone eshte se te gjitha se bashku do bejme me te miren per femijet tane. Te gjitha bashke nuk do rreshtim ne menyre demokratike te kerkojme te drejten e femijeve tane te drejten qe ka cdo femije per tu arsimuar e integruar ne shoqeri. Kerkojme me ngulm qe te mos shkelen te drejtat e ketyre femijeve pasi meritojne te trajtohen me perkujdesje e dinjitet si gjithe te tjeret.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›