Chavallier: EULEX, sinjal i përkushtimit të BE-së për Ballkanin

Paris, 16 Dhjetor, 12:00, NOA - Këshilltari i posaçëm i ministrit të Jashtëm të Francës, Eric Chevallier, ka thënë se ndihma e EULEX-it për Kosovën në fushën e rendit dhe të ligjit do të bëhet nën ombrellën e gjerë të Rezolutës 1244.
Sipas tij, dallimet në BE rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës, kanë shtruar nevojën për ombrellën e OKB-së.
Chevallier, që ndihmoi në procesin e bisedimeve me Prishtinën për planin gjashtëpikësh si i dërguar i ministrit të Jashtëm francez, tha se fakti që EULEX-i është shtrirë në gjithë Kosovën është dëshmia më e mirë se ka një perspektivë pozitive për të gjithë në Kosovë.
Ai tha se BE-ja dhe EULEX-i do ta ndihmojnë këtë perspektivë. Chevallier tha se EULEX-i, si një mision civil, më i rëndësishmi ndonjëherë nga BE-ja, është sinjal i përkushtimit të BE-së për Ballkanin.
a.b/NOA