Vlorë: Nis fluksi i ardhjes së emigrantëve nga jashtë

Siç bën të ditur korrespondentja e agjencisë NOA, sot kanë ardhur me tragetet e linjës Vlorë-Brindisi 350 pasagjerë, 55 automjete dhe 30 kamionë. Shifra parashikohet të ketë rritje të ndjeshme në ditët në vazhdim. Emigrantët tregojnë se kanë ardhur për të kaluar pushimet e fundvitit.
Krahasuar me vitin 2007 pritet që shifra e personave të ardhur nëpërmjet porit të Vlorë të rritet ndjeshëm, tha drejtori i policisë kufitare për Qarkun, Myzafer Elezi.
Ai deklaroi se gjatë periudhës 15-31 dhjetor të vitit 2007, nëpërmjet portit të Vlorës kanë arhdur në total 9342 shtetas shqiptar dhe 744 shtetas të huaj, ndërsa numri i automjeteve ka qene 2682. Ndërsa garantoi se janë marrë të gjitha masat për përballimin e këtij fluksi të sezonit dimëror.
o.h/NOA