Festivali i Iso-Polifonisë, nesër në Berat
Tiranë, 16 Dhjetor, 09:30, NOA - Mbi 200 këngëtarë dhe valltarë nga e gjithë Shqipëria, do të marrin pjesë në edicionin e tretë të Festivalit të Iso-Polifonisë.
Aktiviteti 3-ditor që organizohet nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, çelet nesër, në qytetin e Beratit, i shpallur pasuri botërore e Unesko-s.
Krahas repertorit të dhjetëra grupeve të iso-polifonisë shqiptare pritet, të prezantohen edhe kostumet tradicionale, të trevave të ndryshme.
c.a/NOA