E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chaves fiton referendumin: President sa herë dëshiron

Karakas-Presidenti venezuelian, Hugo Chavez fitoi dje një referendum mbi heqjen e kufizimeve për kandidim presidencial për aq kohë sa ai do t'i fitojë këto lloj zgjedhjesh, njoftuan sot autoritetet përgjegjëse për zgjedhjet. Ato shtuan se ish-ushtaraku fitoi 54 për qind të votave në favor të amendamenteve kushtetuese për vendin anëtar të OPEC-ut. Në votime morën pjesë më shumë se 11 milionë votues nga afro 17 milionë që kishin të drejtë për të marrë pjesë në referendumin e të dielës, bëri të ditur kreu i komisionit zgjedhor, Tibisay Lucena.

Ky ishte referendumi i dytë i këtij lloji. Presidenti Chavez e humbi referendumin e vitit 2007, po për të njëjtën çështje. Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se vota ishte e lirë dhe e ndershme dhe udhëheqësit e opozitës citohen të kenë thënë se nuk do të kontestojnë votën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›