E Diel, 1 Nëntor 2026

Chavez: Do të ngrijmë marrëdhëniet me Kolumbinë

"Kam urdhëruar tërheqjen e ambasadorit tonë nga Bogota dhe tërheqjen e personelit diplomatik", deklaroi lideri venezuelian, gjatë një takimi me këshilltarët e tij të lartë, që u transmetua në televizion. "Do të ngrijmë marrëdhëniet me Kolumbinë", shtoi ai.

 Kjo deklaratë vjen një ditë pasi Kolombia u shpreh se armët e blera nga Venezuela në Suedi kishin arritur në duart e rebelëve të FARC në vend.

Gjatë ditëve të fundit, Chavez kishte paraqitur disa ankesa në lidhje me veprimet e ndërmarra nga Kolumbia, përfshi planet për dislokimin e më tepër trupave amerikane për të ndihmuar në luftën kundër karteleve të trafikut të drogës në vend. "Venezuela do të zëvendësojë të gjitha mallrat që importon nga Kolumbia", u shpreh Chavez.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›