Gjirokastër,sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike me destinacion Italinë
GJIROKASTËR- 350 kg kanabis sativa janë sekuestruar nga policia në rrugën rurale Gjirokastër-Golem.
Blutë e Gjirokastrës sqarojnë se ky operacion është vetëm faza e para e operacionit të koduar SOS. Mësohet se droga ishte e fshehur në një makinë tip xhip me targa të dubluara SR 2690B, ndërsa në pranga kanë përfunduar shtetasit Vezir Thanasi nga fshati Rexhinë i Tepelenës dhe Lorenc Sadikaj nga Vlora.
Sipas të dhënave të para mësohet se hashashi i marrë nga Lazarati kishte për destinacion Vlorën e mandej Italinë.
Ndërkaq, operacioni i policisë vijon ndërsa po bashkëpunohet edhe me forca të tjera policore nga Tepelena si edhe forcat speciale.
(el.me/News24/BalkanWeb)