E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prefektura Durres anulon 30 tapi toke

Prefekti i Qarkut Durres-Kruje Genci Alizoti ka anuluar plot 30 tapite e para pasi ka konstatuar shkelje ligjore nisur qysh nga procedurat e dhenies tyre. Duke folur per Standard Alizoti u shpreh Komisioni i Verifikimit te Titujve te Pronesise prane prefektures se Durresit ka anuluar 30 tapi te cilat rezultojne te jene dhene ne menyre te paligjshme gjate vitit te kaluar ka pasur shume denoncime nga persona te ndryshem lidhur me padrejtesite per te cilat ata pretendojne se u jane bere ne ndarjen e tokes.

Sipas tij Komisioni ka kaluar ne ballafaqim me ligjin dhjetera ankesa dhe me pas ka derguar ne terren edhe specialistet. Keta te fundit kane pare ne komuna e ne bashki prane zyrave te kadastrave te gjithe dokumentacionin per te cilin ka pasur edhe verejtje dhe me pas ka marre vendim per shfuqizimin e titullit te pronesise. Alizoti tha Ne qarkun e Durresit ka shume probleme qe lidhen me dhenien toke ne kundershtim me ligjin 7501 te vitit 1991 Per token. Per rastet e shfuqizimit te te drejtes se prones eshte vene re se perfituesit e kane marre ate siperfaqe toke ne menyre abuzive. Kjo ka detyruar Komisionin e Verifikimit te Titujve te Pronesise prane prefektures se Durresit te ndeshkoje 30 perfitues te paligjshem. Komisionet e ndarjes se tokes se ish-ndermarrjeve bujqesore dhe kooperativave ne jo pak raste kane vepruar ndryshe nga cfare ka parashikuar ligji Per token duke u dhene toke edhe personave qe nuk parashikohen ne ligj ose duke shperndare diku me shume e diku me pak toke per fryme. Prefektura ka bere te ditur se jo te gjitha komisionet e ndarjes se tokes kane raste te tilla nderkohe qe fenomeni ka prekur Durresin Krujen dhe me pak ne njesite te tjera. Alizoti deklaroi se 30 tituj pronesie jane zhvleresuar dhe asnje nga perfituesit e paligjshem nuk ka reaguar. ne rast se perfituesit e padrejte apelojne per te kundershtuar vendimin e Komisionit te Verifikimit te Titujve te Pronesise atehere ne dosjen e kalojme per organet e gjyqesorit per te vertetuar zbatueshmerine e ligjit nga ana jone - ka thene prefekti. Nga keto 30 dosje kane kaluar ne dispozicion te organit te permbarimit 27 ha toke e cila do te lirohet gradualisht nga personat qe e kane shfrytezuar per nje kohe te gjate.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›