Reali në merkato për një sulmues
Menaxheri i Real Madridit, Horge Valdano, thotë se Real Madridi aktivisht është duke kërkuar një sulmues të ri për këtë afat kalimtar. Për shkak të dëmtimit të Gonzalo Higuain dhe formës jo të mirë të Karim Benzema, Reali është i mangët në repartin e sulmit, dhe Valdano ka thënë se klubi dëshiron të sigurojë një sulmues për marrëveshje afat-shkurtër. “Ne jemi duke shikuar në treg, për shkak se pasiguritë rreth Gonzalo Higuain tashmë janë zgjidhur. Ne duam të shohim nëse mund të marrim një lojtar për gjashtë muaj, i cili mund të na ndihmojë”, ka thënë Valdano.