Chavushoglu: Kapja Mlladiçit, një lajm i mrekullueshëm
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut Chavushoglu e ka cilësuar si lajm të mrekullueshëm arrestimin e Ratko Mlladiçit.
Përmes një deklarate për shtyp, Mevlut Chavushoglu thekson se kapja e Mlladiçit është “një lajm i mrekullueshëm për të ardhmen e Serbisë, për ligjin dhe drejtësinë dhe luftën kundër mos-ndëshkimit”.
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka inkurajuar autoritetet serbe “që të mos kursejnë përpjekjet për arrestimin edhe të akuzuarit tjetër, Goran Hagjiç, ish lideri i serbëve të Kroacisë, dhe dërgimin e tij në Gjykatën e Hagës”.