Tadiç konfirmon: Kemi arrestuar Ratko Mlladiçin

Pas shumë vitesh në arrati, është arrestuar i shumëkërkuari për krime lufte Ratko Mlladiç. Lajmi është konfirmaur nga presidenti serb Boris Tadiç në një konferencë për shtyp. Sipas tij arrestimi i Mlladiçit është një faqe e re për të ardhmen europiane të Serbisë.
“Ky aksion tregon se institucionet e sigurisë janë të kordinuara në të gjitha segmentet e saj dhe gjithë puna jonë për kërkimin është përmbyllur dhe Serbia ka bërë të mundur të ngrejë lart moralin e saj në raport me vendet europiane” theksoi Tadiç ndërsa shtoi se arrestimi i Mlladiçit I ka hapur rrugën Serbisë për marrjen e statusit kandidat në BE.
"Sot kemi përfunduar një periudhë të vështirë të historisë sonë, kemi pastruar emrin tonë dhe të të gjithë serbëve kudo që janë ata", tha Tadiç.
Sipas tij operacioni i kërkimit dhe arrestimit tregoi se shërbimet serbe të sigurisë e bënë Serbinë një vend më të sigurtë dhe se shteti ligjor atje funksion.
"Kapja e Mlladiç rrit besueshmërinë morale në botë të Serbisë.Jam krenar për këtë operacion dhe uroj e përgëzoj të gjithë ata që u përfshinë. Arrestimi i Mlladic u krye ne Serbi", tha Tadiç.
Fillimisht radio B92 raportoi se policia serbe kishte arrestuar një njeri që mund të ishte i superkërkuari për genocid, Ratko Mladiç. Sipas radios B92, arrestimi ka ndodhur gjatë një operacioni sekret të policisë serbe, të ndërmarë në territorin serb gjatë natës. Personi i arrestuar kishte deklaruar se quhej Milorad Komadiç dhe jo Mlladdic.
Arrestimi i të dyshuarit si Ratko Mlladiç, vjen një ditë pas publikimit të të dhënave në raportin e gjykatës ndërkombëtare penale, një raport shumë i rëndësishëm, sipas disa shteteve anëtare të Bashkimit Europian, për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian. I kërkuar që nga 1995, Ratko Mladiç, ish gjenerali serbo boshnjak, akuzohet nga Gjykata e Hagës për genocid ndaj 8000 civilëve myslimanë në Srebrenicë , Bosnje në korrik 1995.