Shtëpia e Bardhë e kënaqur për kapjen e Mlladiqit

Në vazhdën e reagimeve të shumta rreth lajmit se i shumë kërkuari për krime lufte në Bosnje Hercegovinë, Ratko Mlladiq, është arrestuar sot, ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë.
Uashingtoni ka thënë vetëm se janë të "kënaqur" nga lajmi për arrestimin e Mlladiqit në Serbi. Ky arrestim ka qenë një nga kushtet kyçe për suksesin e Serbisë në fushën e integrimit evropian.