E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush është Ratko Mlladiç?

Ratko Mladiç ishte lideri i serbëve të Bosnjes ndërsa ka shërbyer bashkë me shefin e ushtrisë Radovan Karaxhiç gjatë luftës në Bosnje. Bashkë me Karaxhiçin, ai ishte pjesë e fushatës spastruese të kroatëve dhe myslimanëve dhe ishte cilësuar si një nga personat më të kërkuar për konfliktin në Bosnje. Ai akuzohet nga gjykata ndërkombëtare e krimeve për genocid dhe të tjera krime kundër njerëzimit, duke përfshirë edhe masakrën ndaj 8000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë në 1995. Ndërsa jetoi në liri në Beograd për shumë kohë, Mlladiç u zhduk nga vëmendja kur ish presidenti jugosllav Sllobodab Milosheviç u arrestua në vitin 2001. Ratko Mladiç ka lindur në Bosnje, në fshatin Kalinovik, në vitin 1942. Ai ka qenë në kohën e Titos, një oficer i ushtrisë popullore ku gjatë viteve mori edhe poste drejtuese të saj. Në vijim ka drejtuar edhe distriktin e dytë ushtarak të ushtrisë jugosllave me bazë në Sarajevë. Më pas në maj të 1992, asambleja serbo boshnjake votoi për të krijuar një ushtri serbo boshnjake, me komandant gjeneral Mlladiç. Ai konsiderohet si një nga autorët e masakrës të Sarajevës në 1995, një ndër masakrat më të mëdha në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, ku u vranë më shumë se 8000 burra dhe djem myslimanë. Forcat serbe bombarduan Srebrenicën me raketa për pesë ditë para se Mlladiç të hynte ne këtë qytet i shoqëruar edhe nga ekipet televizive serbe. Një ditë më pas, autobuzë transportuan gratë dhe fëmijët, ndërsa burrat dhe djemtë myslimanë nga mosha 12 deri në moshën 77-vjeçare u distancuan dhe u ekzektuan më shumë se 7500 prej tyre. Ai ka jetuar për shumë kohë në vende publike, ushqehej ne restorante luksoze madje mori pjesë edhe në ndeshjet e futbollit deri sa u arrestua Millosheviçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›