E Shtunë, 31 Tetor 2026

Checkpoint Charlie

ELSA BALLAURI

Berlini nuk është asnjëherë i qetë në udhëkryqin e Checkpoint Charlie, që për shumë gjermanë quhej thjesht Checkpoint C. Pas pikave më strategjike A- Alpha, B-Bravo, C- Charlie në gjuhën e disidentëve gjermanë përkthehej C- Change (ndryshim). Berlini i viteve të izolimit absurd në Lindje dhe Perëndim kishte mbi 10 postblloqe që i ndanin këto zona, por Charlie ishte më i famshmi, sepse në të kalonin të huajt dhe anëtarët e forcave aleate. Për të mos harruar asnjëherë se ka pasur një mur, që kishte ngurtësuar shpresat e gjermanëve për një jetë të përbashkët demokratike, Checkpoint Charlie, mbahet si një muze i hapur ditë e natë duke grumbulluar në Frederikshtrase, një nga rrugët më të njohura të Berlinit, turistë, të rinj, kuriozë, berlinas dhe gjermanë të tjerë dhe për ti treguar botës absurditetin e madh komunist, arrogancën e pashpirt që asgjësoi jetë dhe shpirtra për 30 vjet me radhë.
Të vizitosh Berlinin nuk është vetëm të shohësh një ndër qytetet më interesante të botës se si lëviz dhe gjallon nën pëshpërimën melodioze të telave të violinës, të koncerteve pa numër, të teatrove dhe kinemave, të sfidave njerëzore që kërkojnë të zbarkojnë eksperimentet e tyre shpirtërore në këtë qytet të mundësive të mëdha. Të vizitosh Berlinin e sotëm është e pamundur të mos vizitosh galeritë e së djeshmes, të kaluarën e dhimbshme të këtij qyteti që, për të realizuar tekat e një ideologjie absurde dhe kriminale u nda më dysh si një qenie që u la të vegjetonte në mangësinë e vet ose që u eksperimentua të rilindte në sakatllëkun e vet.
I famshmi Mur i Berlinit ka treguar shumë më tepër se të tjera mure të sotme, që mbahen si mrekulli të botës. Muri i gjermanëve, në të kundërt me murin e kinezëve, u ngrit për të ndërprerë marrëdhënie njerëzore dhe jo për ti lidhur ato. Dhe nga kjo ndërprerje vuajtën të dyja palët, pavarësisht se në njërën anë të qytetit kishte një mungesë totale lirie, ndërsa në anën tjetër jo. Megjithëse jetonin në një tjetër botë të lirë me parime të demokracisë dhe respektit njerëzor, perëndimorët e Berlinit ishin ironikisht të rrethuar më një mur të pakapërcyeshëm. Me një logjikë shumë të thjeshtë, menjëherë kupton se izolimi, pesha e madhe e diktaturës ishte në të njëjtën kohë në të dy Berlinët, ai i izoluari ishte demokratik, ndërsa tjetri që e rrethonte me hijen e ngrysur sovjetike ishte i ndrydhur dhe i destinuar të kalonte dekadat nën një nga regjimet më të urryera të shpikura pas Luftës së Dytë Botërore.
Berlini i viti 1993, kur unë e vizitova për herë të parë, ishte shumë ndryshe nga ai i mëvonshmi dhe aq më shumë nga ky i tanishmi. Një shqiptar apo një tjetër që nuk është mësuar me rëndësinë e historisë së vet, mund të mendojë se Berlini zhvillon ceremoni vetëm në datat përkujtimore. Por nuk ndodh kështu. Anna Kaminsky, drejtoresha e Qendrës së Rinovimit, thotë se ka një strategji të gjatë dhe një energji të madhe për të ideuar, kujtuar, studiuar, analizuar të gjitha detajet dhe hollësitë e historisë së diktaturës gjermano-lindore. Për këtë gjë, ajo, koleget e saj dhe shumë e shumë të tjerë, dhe e gjithë shoqëria e shteti gjerman nuk pushojnë së menduari dhe nuk hutohen të harrojnë. Berlini, dhe bashkë më të e gjithë Gjermania, të gjithë gjermanët, janë gjithë sy e veshë të flasin dhe të riflasin, të thonë dhe të rithonë, të tregojnë dhe të ritregojnë atë që ndodhi në vitet e komunizmit. Dhe nuk lodhen duke e bërë këtë gjë, ata nuk epen, çdo ditë, çdo minutë, çdo orë…. Muzetë janë të shumta, të vjetrit pasurohen me fakte të reja. Qëllimi i madh i tyre është që të rinjtë, të vegjlit, të sapolindurit të dinë dhe të njohin, të dëgjojnë dhe ta ngulin mirë në kujtesë se Stazi kishte marrë shumë jetë dhe liri njerëzish, se komunizmi i tyre i kishte veçuar nga bota, i kishte bërë të egër me njëri-tjetrin, dyshues, vrasës. Komunizmi iu kishte ndrydhur dashuritë, hapësirat, iu kishte ndrydhur karakteret. Berlini nuk qetësohet. Duket sikur Muri ka mbetur një legjendë e kohëve antike, sikur kur flitet për kohën e komunizmit pa dashje e ngatërron me atë të nazizmit, lodhesh duke kujtuar data dhe fakte: të dyja kohët të çojnë në të njëjtin drejtim: burgje, tortura, mure me tela, histori të dhimbshme familjesh me të humbur dhe të vrarë, spiunë, pasiguri, paliri… Dhe duke shëtitur këtë qytet që frymëmerr me  një toraks madhështor, të duket se e tashmja dhe e shkuara janë një ndërthurje marramendëse, e shkuara vazhdon ti tregojë histori të pathëna së tashmes. Në këtë ndjesi, gjermanët janë të pakursyer për të nxjerrë sa më shumë informacion dhe detaje për ngjarjet e ndodhura në vitet e tyre të izolimit.
Natyrisht, gjermanët e kuptojnë shumë mirë se çdo të thotë diktaturë. Edhe ata janë vrarë duke kaluar kufirin, edhe ata janë burgosur sepse imitonin bandat e rokut, edhe ata janë përndjekur dhe spiunuar sepse flisnin kundër pushtetit të diktaturës Kur takohemi dhe flasim për të njëjtin stil të diktaturës, kur shohim nëpër muzetë e tyre të njëjtat metoda depersonalizuese spiunimi, të njëjtat qeli dhe stile torturash, ne shqiptarët mbetemi shumë keq. Mbetemi keq sepse në krahasim me gjermanët, ne kemi zgjedhur rrugën e harrimit, jo të përballjes me historinë, apo të rrëfimit të saj deri në fund. Në strukemi si frikacakët dhe bëjmë sikur jemi tolerantë duke harruar, duke gjoja falur dhe nuk kuptojmë që i gjithë ky presion njerëzor na godet përbrenda, sepse e kuptojmë se një falje e tillë është vetëm një farse dhe një gënjeshtër e madhe. Gjermanët çuditën me ne, sepse ata e dinë se sa kanë vuajtur shqiptarët nga komunizmi. Në Berlin, të flasësh për dosjet e Stazi-t është një nga temat më të qarta për studiuesit apo punonjësit e shumtë të muzeve. Berlini ka me dhjetëra muze që tregojnë për jetën e kaluar në diktaturë. Peter Ruegg, është një nga shoqëruesit në ish-Burgun Nr 3 të Berlinit, një nga burgjet famëkeqe të kohës së komunizmit. Në vitin 1959, në moshën 25-vjeçare, kur ishte ushtar, mendoi se mund të shprehte hapur opinionin e tij dhe krahasoi rregullin ushtarak të kohës së nazizmit me kohën e komunizmit. Ky krahasim i shkaktoi akuzën si armik i popullit dhe disa vjet burg. Gruaja e tij e re, pas dy vizitave në burg, i tha se duhet të ndaheshin pasi të gjitha gratë e të burgosurve kështu bëjnë, ndërsa djali 3-vjeçar e njohu të atin shumë vonë. Ruegg na tregoi vendin ku bëhej ajrimi, 5 herë në javë nga 10 minuta. Pjesa e sipërme kishte një rrjetë me tela, e cila mbulohej nga degë pishash. Nga era pisha rrëzohej pjesëpjesë dhe degëzat binin në dyshemenë prej guri të zonës së ajrosjes. Të burgosurit i fshihnin degët nëpër mëngë dhe i mblidhnin në dhomë. Atë vit ata bënë një pemë të vockël me degët e mbledhura, e zbukuruan me penjtë e rrobave dhe ëndërruan ngrohtësinë e familjeve por nuk shkoi gjatë, pemëza u zbulua dhe të gjithë pësuan një dënim në biruca. Por, ia vlente Peter tregon sidomos për Nëndetësen, vendin e qelive të izolimit ku mjetet e torturave iu tregohen vizitorëve. Në ish-Burgun 2 ka çdo ditë vizita të gjata të të rinjve nga të gjitha shkollat e Gjermanisë…
Shumë shqiptarë që lexojnë këto radhë do të thonë me qetësi apo nervozizëm se të kalbeshe në burgjet e komunizmit shqiptar ishte ta quaje jetën tënde përgjithmonë të pavlefshme, se mungesa e lirisë së berlinezëve apo gjermano-lindorëve ishte lule përballë asaj që vuante Shqipëria. Dhe kjo është shumë e vërtetë, aq sa është akoma më e vërtete se jemi pikërisht ne që kemi vuajtur më shumë se të gjithë në Europë dhe pikërisht ne që e kemi harruar këtë gjë…
Ligji i lustracionit
Kur flitet për lustracionin dhe merret shembull Gjermania, në Shqipëri dëgjon të njëjtën përgjigje: E po ata janë gjermanë…. Që në këtë moment ndjen një pafuqi të thellë, sepse përgjigja është tepër pesimiste, e plogët, pa jetë, pa kuptim… Duke qenë pasivë d

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›