Chelsea, 10 milion funta për De Rossin

Skuadra e Chelsea-t është gati të ofrojë 11.7 milion euro për lojtarin e kombëtares italiane Daniele De Rossi.
Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mirror’, Jose Mourinho ka tentuar të afrohet te mesfushori italian edhe gjatë kohës kur drejtonte Interin dhe Realin e Madridit, por 30-vjeçari është konsideruar përherë një element i rëndësishëm për projektin e skuadrës kryeqytetase.
Për mesfushorin Romës kanë shprehur interes edhe drejtuesit e Galatasarayt./indeksonline/