PSG e "blindon" Thiago Silvan

Thiago Silva nuk është në shitje. Konfirmimi vjen nga numri një i Paris Saint Germain Nasser Al Khelaifi i cili shprehet se nuk ekziston asnjë mundësi që 29-vjecari të largohet nga “Parc De Prince” dhe kjo nuk ka të bëjë me një problem ekonomik apo me ofertën prej 32 milion Eurosh të katalanasve.
Në një prononcim për të përditshmen katalanase “Sport” drejtuesi më i lartë i francezëve theksoi se lojtari nuk është në shitje duke shtuar se ai ka një kontratë për të respektuar me parisienët./indeksonline/